Messi pa e ditur festoi me kupë të rreme

Pa e ditur Messi së bashku me lojtarët e tjerë të Argjentinës kanë festuar me kupë të rreme.

Si kapiten i vendit të tij Messi ngrti lart trofeun e famshëm të artë pas fitores emocionuese të skuadrës së tij.

Por vetëm pak minuta më vonë kupa e vërtetë u hoq nga fusha nga zyrtarët e FIFA-s, siç është zakon, pa e ditur disa prej lojtarëve në atë kohë.

Një trofe i rremë zbriti në fushë, me lojtarët përfshirë Messin që pozonin me të për foto duke menduar se ishte gjëja e vërtetë.

35-vjeçari ka postuar në Instagram dhe një sërë fotosh me trofeun, edhe pse ishte i rremë.

Angel Di Maria në vazhdim arriti që ta dallonte ndryshimin, duke parë pjesën e poshtme të Kupës.

Ai ia tregoi këtë gjë edhe Mesit, e të dy qeshën.

Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, tifozët e Argjentinës, Manuel dhe Paula, e bënë kupën përpara turneut, me qëllimin e vetëm që të merrnin firmat në të nga ana e futbollistëve argjentinas.

Ata kontaktuan me mjeshtra të prodhimit të trofeve të tillë e kërkesa e tyre u plotësua.

Trofeu u bë për gjashtë muaj dhe ka të njëjtën peshë me atë origjinal.

Kupa gjendet në shtëpinë e dy tifozëve argjentinas, që janë entuziastë për historinë e saj.