DOKUMENTI/ Dosja kriminale e Dibran Hoxhës me 16 dënime të formës së prerë

Kosovë - Sipas Prokurorisë së Prizrenit, Dibran Hoxha, i akuzuar për vrasjen e klientit, të të riut nga Kukësi Visart Cenga më 3 janar, pasi doli nga lokali i tij në Prizren dhe plagosi edhe një tjetër,  ka një dosje kriminale që përmban 16 dënime të formës së prerë. Ai është dënuar për armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në rrahje, lëndime të rënda e të lehta trupore.

Dibran Hoxha i njohur me nofkën “Kobra”, njofton Kallxo.com, ka plotë 16 dënime të formës së prerë.