Paketa e Ramës/ Vasili: Vjedhim thelat e mëdha dhe ndajmë disa thërrime

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kritikuar sërish paketën e ndihmës që shpërndau qeveria për disa nga grupet në nevojë, si dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe oligarkët si përfituesit kryesorë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thekson se Rama me qeverinë e tij ‘ju moren 500 milionë euro qytetarëve me rritjen e  çmimeve dhe një thërrime nja 80 milionë po bëjnë sikur jua ndajnë atyre’.

Postimi i plotë:

Paketa e Ramës është alibi për të vazhduar megavjedhjen qindra milionë euro me çmimet!

Rama dhe qeveria iu morën 500 milionë euro qytetarëve me rritjen e çmimeve dhe një thërrime nja 80 milionë po bëjnë sikurjua ndajnë atyre.

Qytetarëve në një vit rresht ku çmimet u rritën në mënyrë katastrofike nuk ju dhanë asnjë ndihmë, por vetëm përfituan qindra milionë që jua ndanë oligarkëve, koncesionarxhinjve dhe tenderxhinjve të përhershëm.

Kjo vjedhje ju rezultoi me leverdi shumë të madhe.

Qytetarët paguan qindra mijëra lekë nga xhepi për shkak të çmimeve të çmendura e të komanduara nga qeveria me oligarkët.

Tani bëjnë sikur ju japin ndihmë që është vetëm 650 lekë të reja në muaj pra as 5 bukë.

Qeveria e hajdutëve nuk uli asnjë taksë, akcizë apo TVSH as për ushqimet e mbijetesës se karburantet as që bëhej fjalë.

Pra sistemi rilindas: "Vjedhim thelat e mëdha dhe bëjmë sikur ndajmë thërrime" kërkonte në alibi.

Dhe alibia po shitet si paketa 80 milionëshe.

Po përse nuk ulin taksat që ndikojnë tek ulja e çmimeve?

Po pse nuk e shkrijnë Bordin e Hajdutëve të naftës?

Po pse e bllokuan dhe nuk lejuan as diskutimin e Projekt Ligjit të Partisë së Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit mbi karburantet?

Po pse e votuan kundër Amendamentin e Partisë së Lirisë për uljen drastike të TVSH për  ushqimet bazë?

Të gjitha këto pyetje asgjësojnë demagogjinë e paketës 80 milionë.

Kjo paketë është vetëm alibi që qindra milionë euro të tjera tu zhvaten qytetarëve me çmime e larta dhe që të mbushen xhepat e qeverisë dhe klientëve e presta nomëve të saj oligarkë a koncesionare qofshin.

Këtë hajdutëri e kanë kuptuar të gjithë.

Me hajdutët e rilindjes ka vetëm një rrugë:

Përballje me çdo kusht e me çdo mjet.

#HajduteriaRilindaseSheshit