Momenti kur 'Kobra' vjen në gjykatë/ Prokuroria: Zhduku filmimet e lokalit

Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë u paraqiten në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot në orën 10:30 për caktimin e masës së sigurisë.

Ai akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu.

Shkak i këtij konflikti dyshohet se është pagesa e një fature në lokalin 'Kobra City' në pronësi të Dibran Hoxhës.

Sipas dosjes së prokurorisë, Dibran Hoxhaj dyshohet se ka qëlluar në drejtim të tre shtetasve të Shqipërisë teksa kanë qenë duke u larguar me veturën e tyre nga parkingu i lokalit 'Kobra City'.

Në dosje thuhet se Dibran Hoxha dyshohet se në natën e krimit ka asgjësuar provat, duke e hequr pajisjen e “Divijarit ” nga lokali i tij, Kobra City, me qëllim që të pamundësohet shfrytëzimi e filmimeve që do të shërbenin si provë në gjykim.