‘7 mln lekë për zjarrfikësen jashtë funksionit’/ GJKKO dënon 6 ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar masën e sigurisë 10 personave që sipas SPAK akuzohen se abuzuan me tenderin për blerjen e shkalles se një zjarrfikëse në Bashkinë Durrës.

Mes të arrestuarve, 6 janë zyrtare të kësaj bashkie dhe katër persona të kompanisë fituese.

Të dënuarit akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit, por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën maj-qershor 2020.

Me vendimi të formës së prerë, GJKKO ka dënuar Adriatik Velajn me 11 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Artan Tahon me 10 muaj burg për “shpërdorim detyre”, Gjergj Markola me 10 muaj burg për “shkelje e barazisë në tendera”, Indrit Matmuja me 11 muaj burg për “shkelje e barazisë në tendera”, Riza Sulaj me 11 muaj burg për “falsifikim të vulave”, që të gjithë zyrtarë të Bashkisë Durrës.

Gjithashtu me 11 muaj u dënua Patritot Beqiraj Albion Bushi, Lulzime dhe Riza Sulaj.

Lulzime Rami me 8 muaj Elona Rami 1 vit e 4 muaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., të cilët kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ndërkohë, Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 mijë lekë dhe i ndalohet te marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe shoqëritë e tjera me të njëjtin dënim.