Natyrisht, tallja filloi menjëherë në rrjetet sociale, me disa përdorues të Twitter që theksuan se “sauditët po paguajnë 200 milionë në vit për Ronaldon, në mënyrë që ai të thotë se është i emocionuar për të luajtur në Afrikën e Jugut”.

“Prit... a mendon Ronaldo se Arabia Saudite është në Afrikën e Jugut”, “Nga duartrokitja pas çdo përgjigjeje, edhe pasi ngatërroi Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut, tek të ashtuquajturit gazetarë që brohorisin “siuuuu” në fund, kjo konferencë për shtyp ishte e turpshme”, janë disa nga komentet më interesante.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/04/auto_Screenshot_41672826595.png", "width": 900, "height": 602 } }

VIDEO/ Ronaldo turpëron veten në prezantim, ngatërron Arabinë Saudite me...

Cristiano Ronaldo u prezantua dje si futbollisti i ri i Al Nassr-it dhe në konferencën për shtyp bëri një gafë që bëri xhiron e botës.

Ronaldo nënshkroi kontratë me klubin më të madh saudit dhe do të fitojë 200 milionë euro në vit, ndërsa në prezantim u mirëprit nga ekipe të shumta mediatike dhe tifozë të cilët organizuan një spektakël në stadium.

Megjithatë, në një moment, portugezi ishte mjaft i zënë ngushtë. Nuk dihet nëse ka qenë një gabim i thjeshtë apo injorancë gjeografike, por në vend të Arabisë Saudite, Ronaldo shprehet se ka ardhur në Afrikën e Jugut.

"Nuk mendoj se ardhja në Afrikën e Jugut është fundi i karrierës sime, doja një ndryshim. Të jem i sinqertë, nuk më intereson çfarë thonë njerëzit", tha Ronaldo në një video që u bë virale.