Sa na kushtojnë satelitët? SpaceX: 1.2 milionë dollarë për vetëm 200 kg

Kompania SpaceX lëshoi ditën e kaluar ngarkesën e parë të satelitëve në hapësirë.

Në total bëhet fjalë për 114 satelitë të vegjël që do shërbejnë për 23 vende të ndryshme. Raketa Falcon 9 do i dërgojë satelitët në orbitën polare.

Në mesin e 114 satelitëve janë edhe dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2.

Qeveria shqiptare nuk ka bërë akoma transparencë për çmimin e këtyre satelitëve.

Por vetë SpaceX jep disa të dhëna në faqen e saj. Sipas kompanisë, ajo kërkon 1.2 milionë dollarë nga klientët për të dërguar në hapësirë një ngarkesë prej 200 kilogramësh. Çmimi ka ndryshuar për shkak të situatës aë inflacionit, duke u rritur nga 1 milionë dollarë në 1.2.

Në përgjithësi satelitët e vegjël peshojnë nën 1200 kg. Nuk dihet se çfarë satelitësh ka zgjedhur qeveria shqiptare, por ata më të vegjlit janë rreth 600 kg.

Por në këtë shumë nuk përfshihen kostot e tjera të mirëmbajtjes dhe operimit të satelitëve, të cila po ashtu janë të larta.

Një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se kostoja shkon në rreth 10 milionë euro apo 3.2 herë më shumë se i gjithë buxheti për shkencën në Shqipëri.

Qeveria thotë se po i lëshon satelitët në hapësirë për të monitoruar ndërtimet pa leje dhe drogën, ndërkohë që këto të dyja po lulëzojnë në mes të Tiranës dhe Durrësit, përpara syve të qeveritarëve shqiptarë.