E rëndë/ Vritet me thikë në Gjermani boksieri 23-vjeçar shqiptar

Një lajm i trishtë vjen nga Gjermania. Disa punonjësit në stacionin e trenit Gunzenhauser në Gjermani kishin gjetur një person pa shenja jete pranë një hekurudhe dhe me plagë të marra nga një thikë. Ndërkohë është zbuluar se bëhet fjala për ish-kampionin në boks për zonën e Norbayerit të Gjermanisë, boksierin shqiptar Liridon B. (23 vjeç), raporton “Bild”.

Ai ishte vlerësuar si talent i boksit dikur, por ish-trajneri i tij tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe.

“Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”, deklaroi trajneri i tij Ralf Markert.