Leo e hapi me shumë kujdes dhuratën dhe nuk e fshehu buzëqeshjen kur pa se për çfarë bëhej fjalë.

Kujtojmë se Argjentina fitoi Kupën e Botës në krahët e Messit për herë të parë pas 36 vitesh dhe në finale mundi Francën pas penalltive.

Sipas mediave të njohura, Messi ka arritur marrëveshje në parim për vazhdimin e kontratës me Paris Saint-Germain, e cila skadon së shpejti dhe ai pritet t'i bashkohet stërvitjes së parisienëve për pjesën e mbetur të sezonit sot.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/04/auto_Screenshot_31672824372.png", "width": 900, "height": 606 } }

Messi ka marrë një dhuratë speciale nga fqinjët e vendlindjes, nuk e ka fshehur buzëqeshjen kur e ka hapur

Lionel Messi, ka marrë dhurata dhe urime të panumërta pas fitores së Kupës së Botës në Katar me Argjentinën, por nuk ka dyshim se ai është prekur veçanërisht nga gjesti i fqinjëve të tij në Rosario (vendlindja).

Messi gjatë pushimeve ka mundur të shijojë lumturinë e madhe që i ka dhënë titulli i kampionit të botës dhe ndër dhuratat me vlerë sentimentale, sigurisht që bie në sy ajo që i kanë bërë fqinjët.

Kështu, Messi mori një libër me firmat e fqinjëve të tij në Rosario, të cilët bashkë me mesazhet e mirënjohjes dhe dashurisë e falënderuan me fjalë të zgjedhura që i solli Argjentinës së tyre trofeun e shumëpritur kampion bote.