‘Dhunë në familje dhe ngacmim seksual’/ Arrestohet një person në Vlorë dhe një në Sarandë

Në prangat e policisë kanë rënë dy persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, një person 33 vjeçar me iniciale Zh. Sh. është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.   

Njoftimi/ DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.   

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë  u arrestua në flagrancë shtetasi Zh. Sh., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.   

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.