Federata Evropiane e Gazetarëve kërkon siguri për gazetarët në veri të Kosovës

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ngriti alarmin për kërcënimet në rritje që rrethojnë gazetarët dhe punonjësit e medias që raportojnë për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës nga veriu i Kosovës, dhe i bashkohet degës së saj Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë (AJK) duke kërkuar nga autoritetet kompetente, përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Forcën e Kosovës (KFOR) dhe policinë, të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e gazetarëve që raportojnë në terren.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë përshkallëzuar kohët e fundit, veçanërisht në qytetin e ndarë të Mitrovicës, me Beogradin (Serbi) që akuzon Prishtinën (Kosovën) për shkeljen e të drejtave të komunitetit serb. Barrikada të reja u ngritën të martën më 27 dhjetor, disa orë pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç vendosi ushtrinë në nivelin më të lartë të gatishmërisë.

Të shtënat dhe bllokimet e fundit rrugorei  bënë vendet të besojnë se një konflikt i dhunshëm mund të shpërthejë së shpejti: në Konventën Kombëtare në Parlamentin e Serbisë, kryeministrja Ana Brnabiç tha se tensionet ishin "në prag të konfliktit të armatosur".

“Jemi të lehtësuar kur dëgjojmë se tensioni është ulur pasi serbët filluan t'i çmontojnë postblloqet në veri të Kosovës më 29 dhjetor, por përpjekjet diplomatike duhet të vazhdojnë në mënyrë që gazetarët të mund të veprojnë të sigurt në rajon”, tha Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutiérrez. “Tani duhet të bëjmë përparim në dialogun e nevojshëm për të garantuar sigurinë e gazetarëve, por edhe për të bërë më në fund përparim në shumë raste të mosndëshkimit për vrasjet dhe zhdukjet e gazetarëve në rajon.”