Soko: Rama mori 500 mln euro, dha vetëm 80 mln, Klodian Zoto ka marrë dy-fishin e paketës së qytetarëve

Në një intervistë për RTV Ora, aktivisti Pano Soko u shpreh se janë 500 milionë euro më tepër nga rritja e çmimeve janë shtuar në buxhetin e shtetit dhe se këto duhet t’i ktheheshin qytetarët.

Sipas tij, paketat me 50-70 milionë euro për qytetarët janë lojëra dhe shtoi se Klodian Zoto i incineratorëve ka marrë dy-fish më shumë para se sa qytetarët me anë të paketave të ndihmës nga qeveria.

Pano: Kryeministri duket sikur nuk e ka kuptuar se si funksionin ekonomia. Çdo para e marrë me tepër se sa nevojë ka buxheti e dëmton ekonominë. Janë 500 milionë euro më tepër dhe duhet t’i ktheheshin qytetarët pasi këto lojërat me 50-70 milionë euro nuk ndikojnë. E gjitha kjo nuk po bëhet se u kuptua që kemi krizë, sepse është muaji i nëntë, ndërkohë që u ka marrë njerëzve që po u jep para, u ka marrë 500 milionë euro.

Rama në total ka dhënë nja 18 miliardë lekë, po 32 miliardë të tjera ku kanë vajtuar? Kanë vajtuar për incineratorët dhe Klodian Zoton që na thonë se është në kërkim, por këtej shkojnë dhe e paguajnë. Këto para që ka dhënë kryeministri nuk janë as gjysma e parave që ka marrë Klodian Zoto i incineratorëve. Sigurisht që paratë e tjera kanë shkuar tek koncesionet dhe tenderat.