'Je thashethemexhi, nuk të do njeri'/ Plas sherri në Big Brother Vip Albania mes Olta Gixharit dhe Gent Hazizit

Olta Gixhari dhe Gent Hazizi janë përplasur sot me njëri-tjetrin në shtëpinë Big Brother. Aktorja nuk ka ngurruar t’ja tregojë dhe banorëve të tjerë çfarë problem ka me Gentin. Ndër të tjera thotë që ai do largohet nga shtëpia e Big Brother Albania VIP 2.

Olta: “Ai shkakton debate me nivel jashtëzakonisht të ulët”.

Olta: “Publiku do tregohet i mençur. Do zhurmë apo debate normale. Me këtë sjellje që ka, padyshim del Genti”.

Duket se miqësia që ata kishin krijuar marr fund ditën e sotme, ku pati debat të ndezur mes të dyve. Genti ndërkohë po ndjen dhe ethet e nominimit.