VIDEO-SYRI TV/ Gëzim Hoda plagos me çifte Lavdurim Përnezhën në Sukth për arsye banale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Sukthit në Durrës.

Mësohet se Gëzim Hoda ka qëlluar me armë gjahu 28 vjeçarin Lavdurim Përnezha duke e lënë të plagosur.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, ku pas një konflikti për motive të dobëta Hoda plagosi me çifte Përnezhën i cili u transportua për në spital ku është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë rreth 1 orë pas ngjarjes është vënë në prangat e policisë autori i dyshuar Gëzim Hoda . Dy të rinjtë janë banorë të fshatit Perlat të njësisë administrative Sukth. Autori është me origjinë nga Kukësi ndërsa i plagosuri nga Dibra.

Shkak për konfliktin mes tyre ka qenë një sherr banal për një makinë që ndodhej aty pranë. Fillimisht ata janë zënë me fjalë pastaj autori ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë armën e gjahut me të cilën ka qëlluar mbi 28-vjecarin duke e plagosur atë.

Tashmë mbi autorin e kësaj ngjarje Gëzim Hodën rëndon akuza e ‘vrasjes së mbetur në tentativë’.