SYRI TV/ Berisha: Zyrtarët e PS braktisën Montekarlon për Dubain, se paguajnë pa treguar origjinën e parave

Zyrtaret e Partisë Socialiste e kanë braktisur Monterkarlon duke preferuar Dubain. Kështu shkruan Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili thekson se shkak për festimet në Dubai janë lehtësirat që ofron ky vend për pagimin e shumave të mëdha të parave. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thekson se zyrtarët e Rilindjes frekuentojnë vetëm restorantet e shtrenjta në Dubai. 

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka treguar arsyet se pse zyrtarët e lartë dhe qeveritarët shqiptarë këtë fundvit nuk festuan në Montekarlo, por në Dubai. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thekson se përveç shtetasëve rusë, për të cilët ka sanksione nga Perëndimi, edhe shqiptarët kanë zgjedhur Dubain për shkak të lehtësirave që ofron ky vend për pagimin e shumave të mëdha të parave. 

“Kjo braktisje e Montekarlos, kryeqytetetit të bixhozit dhe luksit evropian, nga ministrat, zyrtarët dhe deputetët e Partisë Socialiste, sipas specialistëve të turizmit lidhet para se gjithash me rënien dramatike të kësaj epiqendreje të luksit, ahengut, bixhozit dhe teprisë së kontinentit tonë pas vendosjes së sanksioneve ndaj multimiliardierëve rusë nga BE dhe SHBA, pas sulmit barbar të Rusisë ndaj Ukrainës, çka shënoi një rënie të madhe dhe të gjithanshme të jetës dhe veprimtarisë së Montekarlos dhe gjallërimin e paparë të Dubait nga klientët e rinj. 

Sipas menaxherëve të hoteleve, rusët janë shkaku kryesore, por këtë vit aty mungojnë edhe bjellorusët, serbët dhe shqiptarët. Perveç këtyre, një shkak tjetër kryesor i braktisjes së Montekarlos nga narkoqeveritarët e Edi Ramës qëndron në faktin se në këtë qytet-shtet nuk pranohen pagesa me para në kesh kurse në Dubai udhëton lirshëm me thasë e baule plot me euro ose me kuletën dixhitale plot me bitcoin dhe paguan çdo gjë pa asnjë lloj kërkese për origjinën e parave kesh.”

Berisha ka ironizuar me drekat e shtrenjta të ministres Belinda Balluku në restorantin e Nusretit në Dubai, të cilat, siç tha ai, kanë xhelozuar edhe elitën e degraduar të Rilindjes, e cila preferon tashmë vetëm këtë restorant të shtrenjtë.   

Në mbyllje të reagimit të tij, ish-kryeministri Berisha deklaron se ky vit i ri në luks të shfrenuar në Dubai, është dhe fillimi i fundit të shpejtë të elitës së degjeneruar dhe të pashpirt të sektit të Rilindjes.