Zjarr në shkollën e Mallakastrës, militantët e PS që paguhen për roje paraqiten vetëm ditën e rrogës

Punësimi i militantëve partiakë dhe jo i profesionistëve dhe i njerëzve të përgjegjshëm ka bërë që banorët e Mallakastrës të shihnin sot se si shkolla e fëmijëve të tyre po digjej dhe askush nuk ishte në krye të detyrës.

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një banori të Mallakastrës, që ka akuzuar kryebashkiakun Qerim Ismailaj dhe bashkinë për dëmin që është bërë me politikat e shpërblimit të militantëve të PS-së.

“Merr flakë shkolla në Mallakastër,- shkroi Berisha në Fb. -  Rojet, që paguhen për ruajtjen e saj, nuk shkojnë ndonjëherë në punë. Lexoni denoncimin e banorit dixhital.”

"Përshëndetje Doktor,  jam nje qytetar nga Mallakastra.

Shkolla “5 shkurti” në Mallakastër ka marrë flakë. Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje.

Rojet e shkollës që ka vënë Qerim Ismailaj nuk janë paraqitur në punë që nga dita që janë futur roje se janë militantë të Partisë Socialiste dhe miq të kryetarit të bashkisë.

Për shkak se këta nuk kanë vajtur në punë asnjëherë dhe merrnin rrogën pa vajtur në punë, shkolla ka marrë flakë nga persona keqbërës.

Rojet e shkollës nuk janë paraqitur asnjëherë në punë, se po të ishin në punë, duhet t’i parandalonin flakët.