SYRI TV/ Kushtetuesja pranon padinë për 'Butrintin', padia është bërë nga Partia Demokratike

Padia e dorëzuar në nëntor të vitit të shkuar nga Partia Demokratike për anulimin e ligjit që jep me koncension Parkun Kombëtar të Butrintit është pranuar nga Gjykata Kushtetuese. Deputetja demokrate Ina Zhupa njofton se deri në 23 janar palët kanë kohë që të dorëzojnë argumentet dhe provat, ndërkohë më vonë do të zhvillohet seancë publike për këtë çështje.

Nga SYRI TV

Gjykata Kushtetuese ka pranur padinë e Partisë Demokratike për shfuqizimine ligjit që jep me konçension Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në 14 nëntor të vitit të shkuar, deputetja Ina Zhupa dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese padinë me firmën e 36 deputetëve të opozitës, ku theksonte se ky  konçension është në dëm  të trashëgimisë  kulturore e historike të Shqipërisë.

Këtë të martë, deputetja demokrate me anë të një reagimi në rrjetet sociale bën me dije se kjo padi është pranuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila fton të gjitha palët që të çojnë argumentet dhe provat brenda datës 23 janar të vitit 2023.

Më tej Zhupa thekson se më pas do të zhvillohet seancë publike, ndërsa shton se  Gjykata Kushtetuese  do të qëndrojë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka.