SYRI TV/ Punime në qendrën e Cakranit, banorët kundër: Ka gjëra më të rëndësishme për të investuar

Qendra e fshatit Cakran në bashkinë e Fierit është duke u rivitalizuar,  por banorët e këtij fshati janë skeptikë mbi projektin dhe shprehen se mund duhet të bëheshin investime më të dobishme, sesa ndërtimi i një zone këmbësore. Më emergjente banorët shohin investimet në bujqësi.

Nga SYRI TV

Sipas banorëve, rivitalizimi i qendrës së fshatit nuk e përmirëson cilësinë e jetesës për ta.

E ndërkohë që “Rilindja Urbane” ka hedhur miliona lekë për rivitalizimin e qendrës, situata me qarkullimin e mjeteve është kaotike.

Cakrani është gjithashtu  edhe qendra administrative e 13 fshatrave të kësaj zone.