Ina Zhupa: Lajm i mirë! Pranohet padia e 'Butrintit' nga Kushtetuesja!

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka bërë publik një lajm të mirë në lidhje me koncesionin korruptiv të Butrintit, ku sipas saj Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e depozituar nga Partia Demokratike.

‘Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton të gjitha palët të çojnë argumenta dhe prova brenda datës 27 janar 2023. Më pas do zhvillohet seance publike! Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!’, shkruan Zhupa në Facebook.  

Postimi i plotë:

Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin?

Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila fton te gjitha palet të çojneëargumenta dhe prova brenda datës 27 janar 2023.

Më pas do zhvillohet seance publike!

Gjykata Kushtetuese do rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka!

Butrinti do fitojë!