Quhet Dua, foshnja e parë e Kosovës për vitin 2023

Foshnja e parë që lindi në Kosovë në vitin 2023 ishte vajzë dhe quhet Dua. Ajo u vizitua nga kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në spitalin ku lindi, i cili e dha edhe lajmin.

"Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babanë, Arbënorin dhe falenderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh."