VIDEO/ Berisha ndan me ndjekësit urimin e sinqertë të qytetarit që nuk shtroi dot darkën e fundvitit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka shpërndarë në 'Facebook' një video, ku një qytetar, ndan me gazetaren e JOQ Albania, faktin se në familjen e tij nuk është shtruar një darkë për ndërrimin e viteve, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

E për të riun, duket se dëshria më e madhe për vititn 2023 është largimi i Edi Ramës.

Intervista e  plotë:

Gazetarja: Cili është lajmi më i mirë dhe më i keq që keni marrë në vitin 2022 deri më tani?

Qytetari: Lajmi më i keq është Edi Rama në pushtet, kaq, ky është. Më i miri lajm është ishalla ikën.

Ndërsa pyetjes se çfarë pret nga viti 2023, qytetari i përgjigjet pa u menduar: Të iki Edi Rama, kaq. Që të rrijë rinia në Shqipëri.

Gazetarja: Për mbrëmjen e Vitit të Ri e keni përgatitur tryezën?

Qytetari: Me çfarë ta përgatisim, kur s’kemi gjë që të përgatisim...

Gazetarja: Gjelin e detit e keni blerë?

Qytetari: Me çfarë??