Mesazhi i urimit/ Berisha: Viti 2023 do të jetë viti i triumfit të popullit opozitar

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, përshëndeti të gjithë shqiptarët në ditën e dytë të këtij viti.

Duke i falënderuar për urimet, kryetari demokrat thekson se viti 2023 do të jetë viti i triumfit të opozitës.

“Falenderim!

Një falenderim të përzemërt miq dhe një dolli për të gjithë ju e familjet tuaja, që me dhjetëra e mijëra urime të ngrohta për Vitin e Ri me keni mbushur plot me energji pozitive, frymëzim dhe besim se Viti 2023 do të jetë viti i triumfit të popullit opozitar.

Gëzuar!” shkruan Berisha.