Lufta në Ukrainë/ Ja kur e parashikon armëpushimin ish-gjenerali i NATO-s

 Një armëpushim në luftën ruse kundër Ukrainës mund të pritet gjatë vitit 2023 dhe madje edhe në mes të vitit, tha një ish-gjeneral i ushtrisë gjermane dhe i NATO-s.

“Pres në verë, kur të dyja palët do të thonë, kjo nuk po shkon askund”, tha Hans-Lothar Domrose për grupin mediatik të Gjermanisë Funke.

Koha më e mundshme për një ngërç të tillë do të jetë midis shkurtit dhe majit, tha ai.

"Ky do të ishte momenti për negociatat e armëpushimit," tha Domrose, i cili mbante poste të larta në forcat ndërkombëtare në Afganistan dhe më vonë në strukturat komanduese të NATO-s në Evropë.

Por ai theksoi se kjo nuk do të thotë paqe. 

“Armëpushimi do të thotë që të shtënat ndalojnë. Negociatat ka të ngjarë të zgjasin shumë, ju duhet një ndërmjetës, "tha ai, duke përmendur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ose presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.