Tërmet i fuqishëm goditi Kaliforninë

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot Kaliforninë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Epiqendra e tërmetit ishte 15 kilometra në juglindje të rajonit Rio Del të Kalifornisë.

Sipas raportimeve, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 27.8 kilometrash.

Nuk ka ende raporte për dëme të mundshme.