Lula u betua si president i Brazilit, hera e tretë që mban këtë post

Luiz Inacio Lula da Silva është betuar si presidenti i ri i Brazilit, hera e tretë që mban postin më të lartë të vendit.

Politikani veteran i krahut të majtë, i njohur gjerësisht si Lula, gjithashtu udhëhoqi vendin midis 2003 dhe 2010 dhe mundi në zgjedhjet e tetorit Jair Bolsonaron.

Ka pasur masa të rrepta sigurie për ceremoninë mes frikës se mbështetësit e Bolsonaros mund të përpiqen ta prishin atë dhe të shkaktojnë trazira apo edhe viktima.

Vetë Bolsonaro nuk mori pjesë, pasi u largua të premten nga Brazili drejt SHBA-ve, raporton bbc.

Shumë mbështetës të 77-vjeçarit u mblodhën para Kongresit që herët në mëngjes të zbukuruar me ngjyrën e kuqe të Partisë së Punëtorëve. Ata udhëtuan për të parë liderin e tyre – por edhe për një festë.

Më shumë se 60 artistë – duke përfshirë legjendën e Samba, Martinho da Vila do të performojnë në dy skena gjigante të dekoruara me flamurin kombëtar si pjesë e një festivali muzikor të quajtur “Lulapalooza”.