Sulmet me raketa për Vitin e Ri, Zonja e Parë e Ukrainës ‘shpërthen’ ndaj Rusisë

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka shprehur zemërimin e saj pas sulmeve me raketa që goditën kryeqytetin gjatë natës së Vitit të Ri.

Në një deklaratë në Tëitter, zonja e parë  tha se në natën e Vitit të Ri qytetet duhet të ishin mbuluar nga një valë festimesh, por në vend të kësaj qytetet në Ukrainë ishin të “mbuluara nga valët e raketave ruse”.

Përmes një mesazhi në Twitter, Zelenska, shkruan se shkatërrimi i jetës ë të tjerëve ka qenë një zakon i neveritshëm i fqinjëve të Ukrainës, por ata do të mbijetojnë pavarësisht gjithçkaje.

“Shkatërrimi i jetëve të të tjerëve është një zakon i neveritshëm i fqinjëve tanë. Por ne do të ngulmojmë dhe do të jemi edhe më të forte,  pavarësisht gjithçkaje,” shkroi ajo në Twitter.