Një i vdekur dhe të paktën nëntë të plagosur gjatë një konflikti me armë në natën e Vitit të Ri në Alabama
Një i vdekur dhe të paktën nëntë të plagosur gjatë një konflikti me armë në natën e Vitit të Ri në Alabama
Një person u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarit në qytetin Mobile, Alabama – disa metra larg ku po mbahej festa kryesore e Vitit të Ri.
Policia mori një telefonatë për të shtëna në orën 23:15, në bllokun 200 të rrugës Dauphin.
Oficerët konstatuan se një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, raporton cnn.
Shefi tha se viktimat e mbijetuara u transportuan të gjitha në spitalet lokale, por nuk kishte asnjë informacion mbi shkallën e lëndimeve të tyre.
Asnjë arrestim nuk është bërë dhe është e paqartë se çfarë i motivoi të shtënat, të cilat ndodhën ndërsa turmat ishin në zonën e qendrës së qytetit për ngjarjen MoonPie Over Mobile.
Ndryshe, autoritetet policore kanë nisur tashmë hetimet dhe shumë shpejt do të dalin me detajet e para.