Stoltenberg: Perëndimi duhet të ofrojë mbështetje afatgjatë për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje shteteve perëndimore që të përgatiten për të dhënë ndihmë afatgjate për Ukrainën, pasi Rusia nuk po tregon shenja se do të zbrapset.

Në një intervistë për BBC, Stoltenberg tha se mbështetja ushtarake do të siguronte mbijetesën e Ukrainës si një shtet sovran, dhe do ta detyronte Rusinë që të ulet dhe të negociojë për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkohë që një ditë më parë,  Presidenti Putin akuzoi Perëndimin se përdor Ukrainën për të shkatërruar vendin e tij.

Raketat dhe dronët rusë kanë goditur Ukrainën në natën dhe ditën e Vitit të Ri.

Programi i mobilizimit të pjesshëm të Rusisë, i urdhëruar në shtator, tregoi se Moska nuk kishte dëshirë për t’i dhënë fund luftës, tha Stoltenberg për programin e Radio 4 Ëorld at One.

“Forcat ukrainase patën vrullin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, tha ai.

“E gjithë kjo tregon se ata janë të përgatitur për të vazhduar luftën dhe gjithashtu përpiqen të fillojnë një ofensivë të re.”