Plagosje me armë gjatë ndërrimit të viteve

Një i ri ka mbetur i plagosur në njësinë Postribë të Shkorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00 në momentin e ndërrimit të viteve. I riu është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një tjetër person.

Mësohet se i riu nga Postriba është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal pasi u plagos në këmbë. Fatmirësisht gjendja e të riut paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes së ndodhur dhe informacioneve të marra, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Pas hetimeve paraprake policia vendore e Shkodrës ka arritur që të arrestojë autorin e dyshuar të plagosjes. Arrestimi ka ardhur pasi i plagosuri ka treguar personin që e ka qëlluar me armë zjarri dhe menjëherë policia ka bërë lokalizimin e tij në zonën e Postribës duke e vënë në pranga.

Ndërkohë mësohet se ngjarja në Postribë ka ndodhur pas një konflikti të çastit me të plagosurit dhe autorit të arrestuar.

Shtetasi i plagosur, por edhe personi tjetër kanë qenë në rrugë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Papritur janë konfliktuar mes tyre dhe në konflikt e sipër i riu ka marrë një plumb në këmbë.

Policia është duke hetuar ngjarjen për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj për shkaqet që çuan në plagosjen e të riut nga Postriba gjatë natës së ndërrimit të viteve kur të gjithë po festonin.