Moti me surpriza, si do të jetë koha në ditët e para të 2023

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në javën e parë të janarit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme.

Megjithatë nga fundi i javës anticikloni afrikan fillon tërheqjen ndërsa vijnë masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.

Nisur nga kjo nga dita e hënë deri të mërkurën moti parashikohetkryesisht i kthjellët dhe me vranësira kalimtare.

Por ditën e enjte parashikohet rikthimi i reshjeve të shiut të herëpashershme.

Temperaturat do të jenë si më poshtë:

Statusi i plotë i SHMU-së:

Për javën e parë të Janarit vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Megjithatë, duke filluar nga fundi i javës Anticikloni Afrikan fillon tërheqjen nga vendi ynë ndërsa dëpertojnë masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme.
Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.
 
Për ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti paashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash.