Hill për median serbe: Unë isha për autonomi të Kosovës, jo pavarësi

Ambasadori amerikan Kristofer Hill thotë se duhet lënë pas e kaluara e cila ka pasur momente të mira dhe të këqija në marrëdhënie dhe të shikohet nga e ardhmja në mënyrë që marrëdhëniet të arrijnë sukses madhor të ndërsjelltë.

Hill në një intervistë për Telegrafin Serb ka folur haptas rreth problemit kosovar, vendosmërisë së Uashingtonit për të respektuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes Beogradit dhe Prishtinës, kërkesave për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe bombardimet ndaj Serbisë. Hill pret numër të lartë investimesh në Serbi. Shpreh bindjen se dy vendet sërish ashtu siç kanë qenë dikur, do të jenë aleatë dhe miq të sinqertë.  

Si janë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Amerikës?

Definitivisht po ecin në drejtimin e duhur, por ngelen shumë për t’u bërë si dhe të kompensojmë atë që kemi humbur, por jam optimist sepse kemi avancuar dhe duhet të vazhdojmë të avancojmë. Kjo është një marrëdhënie e natyrshme e cila do të jetë më e mirë në të ardhmen. Do të dëshiroja të intensifikojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare dhe të ketë sa më shumë investime në Serbi. Për këtë do të doja që sa më shumë njerëz të udhëtojnë drejt Amerikës dhe nga Amerika në Serbi.

Cila është pika ndarëse më e madhe mes nesh. A është Kosova apo sanksionet ndaj Rusisë?

Përsa i përket Kosovës, nevojitet që ky proces të ngelet në planin politik me qëllim që bisedimet të vijojnë pa kriza të cilat siç duken, ndodhin çdo javë. Kur bie fjala për sanksionet ndaj Rusisë, e kuptoj se për mjaft serbë kjo është një çështje e komplikuar. Megjithatë nuk është e komplikuar për të kuptuar atë çfarë Rusia po bën ku në mënyrën më brutale sulmon vendin fqinj. Nevojitet që Rusia të kuptojë se duhet të ndalet dhe gjithë bota duhet të tregohet e unifikuar rreth kësaj çështjeje dhe sanksionet janë rruga më e drejtë. Kuptoj kompleksivitetit e situatës, por na duhet që të gjithë të tentojmë që për këtë të jemi të unifikuar me qëllim që Rusia të ndalë këtë aggresion të tmerrshëm.

Shumica e serbëve duan Rusinë, insistimi për vendosjen e sanksioneve a është distancimi prej Moskës arsye përse popullariteti për perëndimin këtu është në nivele më të ulëta?

E kuptoj se egziston një nivel i lartë u frustrimit tek serbët për arsyet se përse po pret kaq gjatë gati 17 vjet për t’u anëtarësuar në BE. Ky është burimi kryesor i pakënaqësisë. Kur flasim për Rusinë me këto emocione, kuptoj se egziston një sfond historik, kulturor i hershëm i këtyre raporteve. Por njerëzit duhet të kuptojnë se atë që Rusia po bën sot, nuk është në përputhje me traditën ruse të miqësisë. Kjo është një situatë tërësisht e ndryshme dhe këtë duhet ta kuptojmë. Atë që po bën Rusia me vendin fqinj është e tmerrshme. Rusia bombardon objekte banimi në të cilat njerëzit jetojnë duke i’u rrezikuar jetët. Ndërkohë që ne qëndrojmë ulur dhe po flasim, njerëzit në Ukrainë janë viktima të bombardimeve, të mbetur pa energji elektrike…..Na duhet të jemi të sinqertë dhe të shikojmë çfarë po bën dhe sesi sillet Rusia sot. Nuk them se Rusia një ditë nuk do të jetë sërish një vend normal, por sot nuk është i tillë.

Serbët i mbijetuan bombardimeve ashtu siç i përjetojnë ukrainasit. Vendi ynë e dënoi agresionin rus në Ukrainë. A mendoni se bombardimet e 1999 shkaktuan një imazh të keq të Amerikës mes serbëve?

Më duhet të rikujtoj se kjo ka ndodhur 23 vite më parë. Kjo është njësoj sikur në vitin 1968 të flasim për ngjarjet e vitit 1945. Për mua personalisht është keqardhje ajo çfarë ndodhi në historinë tonë dhe nuk jam i lumtur për këtë. Por në ndonjë moment, njerëzit duhet të shikojnë nga e ardhmja, të orjentohen drejt saj. Të tentojnë të mësojnë diçka nga e kaluara, por nuk duhet të jenë peng i saj apo rob i të kaluarës. Erdha këtu pas 23 viteve me pritshmërinë se mundemi më shumë të bëjmë së bashku. Ndajmë disa vlera të përbashkëta që kanë emër në botën e sotme, dhe mendoj se vëmendja duhet të përqëndrohet tek to dhe jo në ato që kanë ndodhur 23 vite të shkuara.

Keni qenë pjesmarrës në bisedimet e Rambujesë. A mundej që Serbia në atë periudhë të shmangte bombardimet?

Roli im në Rambuje ishte të tentoja që Kosovës, t’i kthehej shkalla më e lartë e autonomisë të cilën e kishte dikur. Rambujeja nuk u mor me pavarësinë e Kosovës, kjo ndodhi më vonë ku unë nuk isha pjesmarrës. Në Rambuje u gjendën pika shumë të rëndësishme të pëlqyeshme nga të dy palët, diçka që të afronte të dy palët dhe të shikonin se cilat do të ishte ngritja e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen. Çfarë ndodhi që nuk u arrit, kam disa mendime të miat, por dëshiroj që këtë t’ua lë historianëve pasi është më e rëndësishme të shikojmë çfarë duhet të bëjmë për të ardhmen.

Të gjithë duam që në Ukrainë të ketë paqe sa më parë kjo është normale dhe njerëzore. Ajo çfarë shqetëson qytetarët e Serbisë është çështja sesi është e mundur se po respektoni integritetin territorial të Ukrainës, ndërkohë që integritetin territorial të Serbisë nuk e respektoni dhe kjo është e përcaktuar në rezolutën 1244.

Nëse e shikoni nga perspektiva e një historiani dhe ju në fakt kështu e shikoni, atëherë hedhim vështrimin pas dhe mendoni se çfarë mund të ishte arritur. Megjithatë nëse je diplomat, tentoni të hidhni vështrimin para për të gjetur elementë të botës së sotme dhe të shikoni sesi këto elementë mundet të mblidhen në një mënyrë që vendet të jetojnë së bashku. Kjo është puna ime këtu dhe dëshiroj zhvillimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Serbisë ndërkohë që kemi pasur kohë të mira ashtu dhe të këqija ndaj dhe na duhet të ecim përpara. Kjo është ajo çka dua të theksoj për ju dhe shikuesve apo lexuesit tuaj.

Nëse lëmë pas të kaluarën dhe shikojmë situatën aktuale, shikojmë se kemi serbë nëpër barrikada, patriarkun e KOS që i ndalohet hyrja në Kosovë. Pra është e dukshme që ska paqe, përparim, ka ngecje edhe për serbët edhe për shqiptarët.

Më shume se kjo duhet të punohet për të gjetur rrugëdaljen. Mbështesim aktivitetin e BE në procesin e dialogut e gjithashtu mbështesim që kur të arrihen disa marrëveshje në procesin e dialogut, atëherë duhet të punojmë në përputhje me to. Njëra nga këto marrëveshje që është nënshkruar, është krijimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe (ZSO). Është e njohur se serbët aty jetojnë prej shekujsh dhe është mjaft e rëndësishme që ndërsa këta serbë të Kosovës jetojnë aty, ata duhet të dinë se cila do të jetë e ardhmja e tyre, ku do të bazohet organizimi i jetës së tyre në Kosovë. BKS është shumë e rëndësishme për ta, ajo duhet të formohet menjëherë. Serbët që jetojnë në Kosovë, duhet të ndjejnë se mund të ruajnë lidhjet e tyre me serbët në Serbi, se mund të lëvizin lirshëm dhe me probleme të tilla duhet të përpiqemi të gjejmë zgjidhje përmes procesit politik. Unë e kuptoj shumë mirë që ato barrikada u shfaqën si një formë proteste për atë sesi u trajtuan serbët atje dhe e di që është e rëndësishme të tërheqin vëmendjen për këtë. Por unë gjithashtu mendoj se është e rëndësishme që ata njerëz që vendosën barrikada, tani që komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar qartë mesazhin e tyre, duhet gjithashtu t'i heqin ato. Sa i përket ndalimit të hyrjes së patriarkut në Kosovë, është absolutisht thelbësore që serbët që jetojnë në Kosovë dhe që janë besimtarë, pjestërë të Kishës Ortodokse Sërbe, të kenë mundësinë të takohen me patriarkun. Sinqerisht shpresoj që ajo që ndodhi atë ditë, nuk do të përsëritet më kurrë.  

Çfarë mund ta na thoni rreth deklarimeve të Kurtit se në barrikada kishte efektivë të grupimit "Vagner"?

Para së gjithash dua të them se deklaratat e zotit Kurti flasin vetë. Nuk dua t‘i komentoj, nuk jam zëdhënësi i tij.

Presidenti Vuçiq me të cilin keni komunikim të mirë, më herët ka thënë se në lidhje me Kosovën janë gjashtë marrëveshje, por partnerët ndërkombëtarë nuk respektojnë asnjë prej tyre dhe se ne në fakt nuk e dimë se cila është e vlefshme, cila duhet të plotësohet dhe cila është më e rëndësishmja?

Aty ku tashmë janë arritur marrëveshje, ndërmjetësit, veçanërisht zoti Eskobar si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara, e kanë bërë të qartë se kjo e fundit beson se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen. Tani mund të shikojmë pas dhe të argumentojmë se kush është fajtori, por kjo do të kërkonte shumë kohë. Ajo që është e rëndësishme dhe ajo që është në interes të të gjithëve përfshirë qeverinë e SHBA të cilën unë e përfaqësoj, është të ecim përpara dhe të bëjmë disa gjëra të reja me qëllim për t’i ndihmuar të gjithë popujt tanë të kenë një jetë më të mirë.

Uashingtoni, ju, Eskobar keni mbështetur haptazi "Ballkanin e hapur". 

Kur flasim për "Ballkanin e Hapur", është e qartë se Ballkani ka mundësi shfrytëzimi për hapje kufijsh. Nëse ju nga Serbia e themi, jetoni në Novi Sad dhe planifikoni të merrni pushimet vjetore, duhet të uleni në makinën tuaj dhe udhëtoni drejt Shqipërisë pa ndalesa nëpër pikat kufitare dhe këndshëm të mbërrini prsh në plazhin e Durrësit ku dhe do të argëtoheni. Duhet të përpiqemi që kufijtë të na lidhin dhe jo të na ndajnë. Sa më i madh të krijohet tregu këtu, aq më shumë kompani amerikane dhe të tjera do të jenë të interesuara të vijnë.

A presim investime të reja amerikane në Serbi?

Nuk diskutohet fare se do të ketë edhe më shumë investime. Kompanitë amerikane shohin se çfarë po ndodh në Serbi dhe për këtë shikojnë dhe inspirimin egzistues. Fakti që të gjitha kompanitë tona të IT kanë krijuar këtu departamentet e veta të kërkimit (R&D) tregon se ata kanë besim të plotë jo vetëm në vlerën e investimeve të tyre, por edhe në vlerën e Serbisë dhe gjeneratës së saj të re. Në qendrat teknologjike që kompanitë amerikane kanë çelur këtu, punojnë njerëz nga Serbia, jo nga Amerika. Arsyeja për këtë është se kemi besim të madh tek punëtorët serbë.

Ku do të fokusohet bashkëpunimi vitin e ardhshëm?

Nëse më pyesni për 2023, dua të them se gjërat kryesore do të jenë në planin energjitik pasi na nevojitet energji e pastër, pra energji e gjelbër. Unë do të kërkoja ndryshime aty sepse mendoj se Serbia ka nevojë për ndihmë në këtë fushë dhe kompanitë amerikane kanë shumë për t'i ofruar asaj. Sigurisht që nuk jam biznesmen, nuk po jap informacion biznesi, po them vetëm mendimin tim që mendoj se kjo është fusha ku mund të bashkëpunojmë më shumë.

Keni thënë për forcimin e bashkëpunimit. Ka një përshtypje se Uashingtoni nuk do të ndjekë një politikë presioni dhe shantazhi, siç është perceptuar deri tani. Dhe kjo na bën të lumtur.

Unë me të vërtetë nuk besoj në presion apo shantazh sepse besoj në fuqinë e logjikës dhe vullnetit të mirë dhe të një ndjenje optimizmi pasi pa optimizëm nuk mund të arrish as përparim.

A është i mundur bashkëpunimi ushtarak mes Serbisë dhe Amerikës?

E kam përsëritur shumë herë se ne e vlerësojmë Serbinë, si mike dhe si partnere dhe varet nga Serbia se çfarë do të vendosë në të ardhmen. Do ta vlerësonim edhe si aleate pasi dikur kemi qenë të tillë. Do të doja të shihja më shumë bashkëpunim ushtarak, por nuk mund ta nxisim vetëm ne pasi duhet të jemi të sigurtë se edhe Serbia e dëshiron një gjë të tillë.