Tërhiqet Putin, lejon të paguhet gazi edhe me valuta të huaja

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret së fundmi i cili lejon që vendet e konsideruar jomiqësore të kenë mundësinë që të paguajnë faturat e gazit me monedhë të huaj.

Disa muaj më parë, pikërisht më 1 mars, lideri rus vendosi një rregull që shkëmbimi i gazit me vendet që i dolën përballë gjatë nisjes së sulmit në Ukrainë, të paguanin gazin në rubla, përndryshe rrezikonin pezullimin e kontratave.

Për këtë arsye hapi dhe llogari të reja për këtë lloj pagese, por kjo gjë hasi në rezistencën e vendeve perëndimore.

Sipas Gazprom, 58% e shitjeve të gazit natyror në Europë dhe shtete të tjera kryhej përmes pagesave në euro, ndërsa 39% në dollarë amerikanë dhe 3% në paund. Gazi rus përbën 40% të sasisë totale të gazit që konsumohet në Europë.

Në listën e shteteve jomiqësore, Rusia ka futur edhe Shqipërinë, përveç se SHBA, BE, Britaninë e Madhe, Japoninë, Kanadanë, Norvegjinë, Singaporin, Korenë e Jugut, Zvicrën dhe Ukrainën. /A2/