Papa Emeritus Benedikti XVI ndërron jetë në moshën 95-vjeçare

Ka ndërruar jetë  në moshën 95-vjeçare Papa Benedikti XVI.

Papa Françesku deklaroi disa ditë më parë se Benedikti XVI ishte shumë i sëmurë dhe u kërkoi njerëzve të luteshin për të.

Ish-kreu i Kishës Katolike, i cili u bë i pari që doli në pension në 600 vjet, ishte në gjendje të merrte pjesë në meshën që u mbajt në banesën e tij.

Pas daljes në pension, ai mori titullin Papa Emeritus dhe zgjodhi ta jetonte pensionin i izoluar në një manastir në Vatikan.

Në fillim të kësaj jave, Selia e Shenjtë tha se gjendja e 95-vjeçarit ishte përkeqësuar papritur për shkak të moshës.