Stërvitja ushtarake/ Irani nxjerr dhjetëra anije luftarake dhe nëndetëse në Detin e Omanit

Ushtria iraniane nisi ditën e premte një stërvitje të madhe ushtarake në Detin e Omanit, të cilat janë parashikuar të zgjasin për 3 ditë.

Stërvitja e koduar “Zolfaqar 1401” që po zhvillohet në seksionin lindor të Ngushticës së Hormuzit deri pranë Oqeanit Indian, ka të përfshira dhjetëra mjete luftarake, që nga luftanijet, aeroplanët dhe nëndetëset.

Manovrat, sipas numrit dy të ushtrisë iraniane, kanë si qëllim të tregojnë gatishmërinë e vendit për çdo lloj kërcënimi./A2/