Dështoi tre herë, si do t’i përgjigjej Kim Kardashian një martese të katërt?

Dështimi i një martese nuk është një arsye që ju të mos dashuroni sërish, apo edhe të lidhni kurorë për herë të dytë.

E shembulli perfekt për këtë është Kim Kardashian, e cila edhe pas tre martesave të dështuara do t’i thonte sërish “po” një të katërte.

E ftuar në podcast-in “Goop” të Gwyneth Paltrow, yllit televiziv iu drejtua pyetja: “A ke dëshirë të martohesh sërish?”

Pavarësisht sfidave që kaloi me ndarjen e saj të fundit nga Kanye West, Kim tha “po”, të martohej ishte fantazia e saj”. Ajo u shpreh se martesa e saj e katërt mund të jetë plot sharm dhe ashtu siç ajo do.

Në një intervistë tjetër më herët pronarja e “Skims” u shpreh se është përpjekur shumë që t’i mbajë larg dramave të saj dhe Kanye West fëmijët e tyre.

Por, nga reagimi që pati teksa krahasoi jetën e fëmijëve të saj me jetën e saj të rritur nga babai, Robert Kardashian, duket se Kim nuk ia ka dalur mbanë.

Ndërkohë që fliste për këtë situatë miliarderja shpërtheu edhe në lot.

“Kam pasur babanë më të mirë. Nuk dua të emocionohem. Ka qenë vetëm një ditë për mua. Është e vështirë. Ashtu si bashkë-prindërimi, është vërtet e vështirë, e dini.

"Po, por unë kisha babanë më të mirë dhe kisha kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi. Për sa kohë që ata mund ta kenë atë, kjo është ajo që unë do të dëshiroja për ta, ju e dini”-tha Kim Kardashian.