Olta Gixhari flet për raportin me partnerin: Kam siguri të verbër te ai

Aktorja e njohur Olta Gixhari ka folur në lidhje me marrëdhënien e saj me partnerin, me të cilin janë edhe prindër të një djali.

Teksa diskutonte me disa nga banorët e Big Brother Vip, Olta është shprehur se ka siguri të verbër te ai pasi nuk është munduar kurrë t’i fshehë asgjë.

“Unë me partnerin tim ka një marrëdhënie që mund tja lëmë njëri tjetrit celularin pa problem. Unë kam siguri të verbër, se ai nuk përpiqet kurrë të më fshehë asgjë.  

Dhe kjo marrëdhënie ka 4 vite kështu, unë kam shumë besim dhe mora besimin të vij këtu pa pasur asnjë merak. Luftoni për këto marrëdhënie goca se ekzistojnë”, ka deklaruar Olta Gixhari.