Luizi harron për disa sekonda Kiarën, i 'shpall luftë' kësaj banore të BBV Albania

Luizi nuk lë një moment pa komentuar çdo situatë brenda shtëpisë së BBV Albania, dhe kështu ka bërë së fundmi. Madje, jo vetëm kaq por ai i ka shpallur “luftë” një tjetër personazhi.

Kësaj here ai është kthyer nga Tea, teksa kanë qenë së bashku duke biseduar me njëri tjetrin.

Madje, Luizi i tha ish-konkurrentes së Përputhen se është gjithnjë 3 lëvizje përpara saj.

Debati i tyre: 

Luizi: Tani e hoqëm titullin pervers, kemi titullin katil

Tea: Unë thjesht të përshkruaj ti i pranon vetë.

Luizi: Unë u pranoj vetë? Ti s’ke pa gjë akoma, unë jam 3 lëvizje gjithmonë para teje

Tea: Thjesht dua qetësi!

Luizi: Qetësinë e keni pra, se më keni nxjerr prej dhome. Po a e di ça u bëj unë atyre dy bandave, ato s’kanë këllqe me u marr me mua.

Tea Trifoni ka qenë konkurrentja më e klikuar në internet për shkak të lidhjes së saj me Andin në “Për’puthen”. Ndarja e tyre u bë kryefjala e çdo medie rozë madje shumë njerëz dhe fansa të programit nuk e pritën mirë këtë lajm. E gjithë kjo famë, i dha më pas edhe shumë ‘followers’-a, reklama dhe kontrata pune. Së fundmi Tea është bërë pjesë e “Big Brother Vip Albania”, ku i është rikthyer historive të “Për’puthen. Në një bisedë me Ronaldon dhe Zhaklinën, ajo pranoi se gjithçka e ka bërë pë show, referuar lidhjesh me Andin.

“Se bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa”– tha Tea.

E pyetur se pse e bëri, Tea tha: “Isha shumë e re, nuk i kuptoja shumë gjëra. Nuk kisha fare eksperiencë të tillë, nuk e kisha idenë si funksionon televizioni. Prindërit e dinin që ishte aktrim, u mërzitën e u mërzita unë.”