'Fanse e zjarrtë e doktorit'/ Berisha surprizon nënën e aktorit: Mirënjohje për mbështetjen!

Nëna e aktorit të njohur të humorit Albano Bogdo, është surprizuar nga një telefonatë e kreut të Partisë Demokaritke, Sali Berisha.

Ndërsa Berisha ndodhej së bashku me Bogdon, ky i fundit ka telefonuar nënën e tij, e cila është një fanse e Berishës, duke i kaluar më pas kreun e PD në telefon për ta përshëndetur.

“Alo, mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Të falenderoj shumë mirënjohje për të gjithë mbështetjen e palëkundur që i ke dhënë PD dhe Sali Berishës. Gëzuar, të falenderoj unë për mbështetjen tuaj”, dëgjohet duke thënë Berisha.

Videoja është publikuar nga zëdhënësja e PD, Floriana Garo, në faqen e saj të Instagramit e cila thotë se "nëna e aktorit është fanse e zjarrtë e aktorit". 

Ndërkohë, gjatë videos dëgjohen duke qeshur e duke komentuar me humor Albano dhe Turjan Hysko, i cili i thotë: "Ia shtove jetën mamasë së Albanos o doktor"!