Humbi transplantin e zemrës për shkak të stuhisë, 56-vjeçarit nga Alaska i duhet të presë mundësinë e dytë

Patrick Holland ishte në listën e transplantit të zemrës për vetëm disa javë kur mori një telefonatë të enjten e kaluar nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Uashingtonit në Seattle se ishte gjetur një donator.

Burri 56-vjeçar nga Alaska e SHBA-së i cili ka insuficiencë kongjestive të zemrës, duhej të merrte një zemër të re.

Kur mori thirrjen se ishte gjetur një transplant i pajtueshëm, ai ishte "i frikësuar", siç pranoi ai për CNN. 

"Dhe pastaj u emocionova". Ai vrapoi në aeroport me vëllain e tij për të kapur fluturimin e tyre. Aty, megjithatë, ai u njoftua se ishte anuluar për shkak të stuhisë së borës.

Punonjësit në linjën ajrore i siguruan atij një vend në një aeroplan tjetër pasi mësuan për gjendjen e tij, por për shkak të motit, ai fluturim u devijua në Anchorage - diçka që Holland e kuptoi vetëm pasi ata u ulën.

Kur e kuptoi se aeroplani po ulej, ai u "kaplua nga paniku" sepse e kuptoi se zemra nuk mund të priste më shumë.

Alaska Airlines bëri gjithçka që mundi për ta çuar atë në destinacionin e tij, por një fluturim pas tjetrit anulohej.