A e dini historinë e pabesueshme për Pele dhe Stallone: ​​Braziliani theu me një top gishtin e aktorit të famshëm

Lajmi për vdekjen e futbollistit legjendar Pele tronditi botën dhe historia sesi braziliani theu gishtin e aktorit të famshëm Sylvester Stallone u bë viral në rrjet pas këtij lajmi.

Legjenda e futbollit Pele theu gishtin e superyllit të famshëm të Hollivudit, Sylvester Stallone, duke goditur penalltinë e tij në xhirimet e filmit Escape to Victory.

Filmi i vitit 1981, rreth një grupi të burgosurish aleate që luajnë një ndeshje futbolli kundër një ekipi nazist, me Stallone dhe Pele.

Ndërsa promovonte filmin e tij Grudge Match, i publikuar në vitin 2013, Stallone tregoi historinë e pabesueshme se si Pele theu gishtin e tij me një top.

"Çfarë goditjeje që mora. Unë kam ende një gisht të thyer nga përpjekja për të bllokuar penalltinë e Peles. Ai veshi një palë këpucë të Luftës së Dytë Botërore, të cilat kishin maja prej çeliku dhe topi ishte si një gjyle. Ishte dy herë më shumë i trashë dhe i rëndë se topi i sotëm” kishte thënë për BBC Stallone.

Aktori i njohur tha se Pele i njoftoi se ku do të gjuante penalltinë, por nuk arriti të priste.

“Ai erdhi për të ekzekutuar penalltinë dhe më njoftoi saktësisht se ku do të gjuante. Unë qëndroja aty, por gjithsesi topi përfundoi në portë dhe nuk pata kohë të lëvizja”, shton Stallone.

Pele, i cili vdiq mbrëmë në moshën 83-vjeçare në një spital në Sao Paulo, theksoi në disa raste gjatë jetës së tij sesi shikimi i atij filmi e bëri të qaj.