VIDEO/ TPZ shpall njeriun e vitit 2022, Enkelejd Alibeajn, për pesë merita shumë të veçanta

TPZ ka shpallur njeriun e vitit 2022, Enkelejd Alibeajn, deputet i Partisë Demokratike, i cili përgjatë këtij viti është vetëshpallur si kryetar i kësaj partie. 

Ja meritat e veçanta të Alibeajt gjatë vitit 2022! 

NJERIU I VITIT 2022 - ENKELEJD ALIBEAJ

Merita të veçanta për:

*Vetëshpalljen kryetar i PD-së: Është shpallur nga vetja, Gaz Bardhi dhe Yuri Kim.

*Mungesën totale të turpit: Është një nga njerëzit e rrallë, që nuk i funksionon emocioni i turpit.

*Shërbimet ndaj Edi Ramës: Po i shërben aq shumë, sa edhe vetë Rama ndihet i habitur.

*Mbajtjen e vulës: Aq shumë e dashuron vulën e PD-së, sa thonë se e mban në krevat edhe kur fle.

*Dashurinë me ndërkombëtarët: E do shumë Yuri Kim dhe ambasadorët, por u shkakton alergji anëtarëve të PD-së.