SYRI TV/ Lihet në burg drejtoresha e bashkisë së Tiranës, gjykata cakton 'arrest me burg' për Sterjon

Gjykata e Korçës vendosi këtë të premte, masën e sigurisë “arrest me burg” për vartësen e Veliajt. Ajo akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda. Sipas policisë, 39-vjeçarja ka përfituar nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare nga qytetarët në mënyrë që ata të përfitonin fonde monetare nga shteti.

Sterjo gjatë kohës që ka qenë në detyrë, ka mashtruar të paktën 5 persona duke u marrë ryshfet deri në 160 mijë euro duke iu premtuar se do t’u garantonte deri në 4 milionë euro fonde nga AZHBR. Kanë qenë 5 subjekte, kryesisht në zonën e Korçës që kanë kallëzuar Sterjon për zhvatje të shumave që në total shkojnë në mbi 340 mijë euro.

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati tha se klientja e tij, Viola  Sterjo, nuk i ka mohuar kontaktet me personat që kanë bërë denoncime ndaj saj, por hedh poshtë akuzat për mashtrim. Ai tha se kërkoi ndryshim të masës së sigurisë por gjykata nuk e pranoi duke vendosi arrest me burg për Sterjon.