Doli me karton të kuq, merret vendimi zyrtar për Lewandowskin

Robert Lewandowski u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e fundit që Barcelona luajti përpara Botërorit dhe gjithashtu u dënua nga La Liga me tre ndeshje pezullim.

Së fundmi CAS ka marrë vendimin për sa i përket polakut, i cili nuk do ta kryejë këtë dënim.

Kështu ai do të jetë pjesë e Barcelonës në sfidën që kjo e fundit do të luajë ditën e nesërme përballë Espanjolit.