Tallje me zyrtaret e arrestuara të Ramës, Boçi: Dhe thonë që s'ka barazi gjinore te Rilindja!

Arrestimi i dy zyrtareve të shtetit për mashtrime të rënda dhe trafik droge është bërë ndër të tjera edhe objekt talljeje. Pas analistit Ylli Manjani, reagoi kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Luçiano Boçi, i cili e pa në një kënd tjetër:

“Pastaj thonë që s’ka barazi gjinore në administratën e Rilindjes! Ja! Me aferën e inceneratorëve janë përfshirë dhe burrat dhe gratë, edhe Bllako edhe Emiriana Sako e Durrësit. Me aferën e investimeve startegjike kanë përfituar edhe burrat, edhe Xhaçka. Doni më?! Me trafik droge merren edhe burrat, edhe gratë - edhe Çervenaku, por dhe Fero. Me mashtrim merret edhe Rama, edhe Viola e bashkisë! Faktet flasin vetë! – përfundoi Boçi.