Manjani përzgjedh hapat e domosdoshëm për 'karrierë tipike rilindase'

Analisti Ylli Manjani, me ironi i ka përmbledhur hapat që duhet të hedhë një zyrtar i kësaj qeverie, për të bërë karrierë. Manjani, nisur nga arrestimet e fundit të bujshme të një drejtoreshe për zhvatje dhe të një specialisteje për trafik kanabisi, përzgjodhi:

"Komisionerë votash - Zyrtarë të AKSH - Trafikantë droge: Karrierë tipike e një rilindësi a rilindaseje."

"Me cikël të mbyllur: Vidh pushtet - Shpërdoro shtet - Bëj para nga krimi."

"Shkëlqen në llogari votash - Shkëlqen në shkatërrim shteti - Në fund duhen para për të financuar të keqen, ndaj duhet të shkëlqejë edhe tek trafiku i drogës!"

"Ndërkohë, populli voton dhe i sheh, jo pa nderim, këta zyrtarë që bëjnë karierë rilindase...” shigjeton më fort, Manjani.