U kapën duke transportuar 58 kg drogë, lihet në burg zyrtarja e AKSHI -t dhe dy bashkëpunëtorët

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 28  - vjeçaren  Erisa Fero, Likmet Bashën dhe 17 vjecarin M. K. Prokuroria ka kërkuar për tre të arrestuarit, mbi te cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombetar të lëndëve narkotike, masën e sigurise arrest me burg, masë të cilën gjykata e ka lënë në fuqi.

28 - vjeçarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan mga policia e Korçës  dy ditë më parë, teksa tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kg kanabis sativa.