Tony Blair: Putini është patriot, duhet ulur në krye të tavolinës botërore

Publikimi i dokumenteve nga Arkiva Kombëtare britanike ka zbuluar një qëndrim skandaloz të ish-kryeministrit Tony Blair.

Mësohet se pavarësisht paralajmërimeve që i jepnin zyrtarët e tij, Blair kishte argumentuar se Vladimir Putin meriton një vend në krye të tavolinës botërore.

Sipas BBC, ish-kryeministri besonte se është e rëndësissme që të inkurajohej presidenti i ri rus që të adoptonte vlerat perëndimore.

Por zyrtarët kishin ngritur pikëpyetje nëse duhej t’i besonin ish-spiunit të KGB. Dokumentet tregojnë se Putini kishte ofruar që të ndërtonte një gazsjellës për në Britaninë e Madhe.

Në një takim me ish-zëvendëspresidentin amerikan, Dick Cheney, Blair kishte thënë se Putini është një patriot rus, i ndjeshëm ndaj ‘humbjes së respektit’ për Rusinë në botë.

Blair kishte shkuar edhe më larg, duke thënë se Putini ka të njëjtën mendësi si Charles de Gaulle.

Jo vetëm kaq, por presidenti rus ishte lideri i parë botëror që mori dhuratë një palë mansheta argjendi nga Tony Blair si dhuratë për ditëlindjen në tetor të vitit 2001.