Zbardhet dosja për drejtoreshën e Veliajt/ Nga premtimet për ndërtim restortesh në Voskopojë te lënia ‘peng’ e apartamentit të vjehrrit

Dy ditë pas arrestimit të zyrtares së Bashkisë së Tiranës, Viola Sterjo, e cila më herët ka punuar edhe pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, janë zbardhur edhe denoncimet e bëra ndaj saj nga disa qytetarë në Korçë.

Në dosjen e Prokurorisë së Korçës jepen dëshmitë e qytetarëve të ndryshëm se si përfunduan të mashtruar nga ana e zyrtares me premtime për grante miliona euro për ndërtim hotelesh dhe resortesh kryesisht në Voskopojë.

Drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës u arrestua me akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha. Zyrtarja akuzohet se ka marrë shuma nga 20 deri në 90 mijë euro nga biznese të ndryshme në Korçë, në këmbim të ndërhyrjes pranë AZHBR-së për projektet e financimit që ky institucion ka ofruar ndaj subjekteve private në vlera nga 1 deri në 4 milionë euro.

Dosja e prokurorisë

Më datë 12 dhjetor, një shtetas i identifikuar si Thanas S., ka bërë kallëzim para oficerit të Policisë Gjyqësore, duke deklaruar se në mars të vitit 2020,permes një të njohuri të tij qe quhet Genti, i cili ka një lokal afër me pikën e tij te karburantit, është njohur me një shtetase të quajtur Viola Sterjo, me origjine nga Pogradeci, e cila ne atë kohe punonte tek “eAlbania” në Tiranë, ndërsa aktualisht punon tek AKSHI. Kur e ka njohur këtë shtetase ajo i kishte premtuar Gentit që ai do përfitonte një grand me vlere 3.5 milion euro për të bërë një hotel në Voskopojë.

Nga Genti, denoncuesi ka mësuar se ai i kishte dhënë Sterjos në dorë 160 mije dollarë amerikanë. Ne vijim, Thanas S., deklaron se donte që në token e karburantit të tij të bënte një hotel dhe i ka kërkuar Gentit, që ta prezantonte me Violen. Pasi e ka takuar Viola Sterjon i ka treguar qe donte te ndërtonte një hotel në token e karburantit. Pas bisedave paraprake, sipas dosjes së Prokurorisë së Korçës, Viola i ka kërkuar shuma lekësh duke i premtuar që ajo do të ndërhynte tek ata që do t’i jepnin grandin tek AZHBR. Ky shtetas i ka dhënë zyrtares 57 mijë euro dhe 1. 000.000 lekë. Denoncuesi ka deklaruar se shumat e parave ja ka dhënë Viola Sterjos në Korçë dhe Tiranë. Sipas kallëzuesit, pasi i ka dhënë lekët, Viola Sterjos ka qenë në pritje të fitimit të grantit, të cilin ajo ja kishte premtuar se do t’i jepej deri në tetor të vitit 2020.

Edhe dy muaj më vonë, granti nuk ishte lëvruar dhe kallëzuesi i ka kërkuar gruas kthimin e parave me dyshimin se po e mashtronte. Këtë dyshim e përforconte edhe fakti qe shoku i tij Genti, i cili i kishte dhënë Violës 160 mijë dollarë, nuk e kishte përfituar grantin dhe Viola nuk ja kishte kthyer ende shumën e lekëve. Ndërkohë, qe nga fillimi i 2021 dhe deri me sot Sulo ja ka kërkuar disa herë paratë Viola Sterjos, duke ia shtyrë vazhdimisht afatin e kthimit.

Pas kallëzimit, prokuroria ka pyetur edhe bashkëshorten e Thanas S. e cila ka deklaruar se ata kane ne pronësi një pikë shitje të cilën e kane lëshuar me qira dhe ne po këtë vend kane ne pronësi një sipërfaqe toke prej 3.700 metër katrorë. Ajo ka deklaruar se pas takimeve me Viola Sterjon ajo ju ka premtuar qe ata do të ishin fitues të grantit, i cili do te rritej nga 2.2 milionë euro në 4.5 milionë euro. Pasi i kane dhënë Vjola Sterjos ne dore 57 mije euro, i kane bere transferta me bankë edhe shuma të tjera parash, që Sterjo i kërkonte për të plotësuar dokumentacionin e grantit. Prokuroria e Korçës ka pyetur si person qe tregon rrethanat e hetimit edhe shtetasin Olgert K., i cili ka deklaruar se para 5 vitesh në zonën e Voskopojës ka blerë një sipërfaqe toke se bashku me dy persona të tjerë, për të ndërtuar një resort turistik.

Ne kohën që Kafazi punonte në banesën e një shtetasi me emrin Gjergji, ky i fundit i ka folur për mbesën e tij Viola Sterjo. Ai ka shkuar me Gjergjin në Tiranë dhe e kanë takuar Violën. Nga biseda me Violën ka mësuar se ajo kishte mundësi, përmes njerëzve të saj që t’i nxirrte atij një grant nga shteti për ndërtimin e resorit ne Voskopojë, ku vlera e resortit do te ishte 2 milion euro. Kafazi i ka thënë Violës se projektin për ndërtimin e resortit e kishte gati. Kafazi ka deklaruar para oficerit të Policisë Gjyqësore që i ka dhënë Viola Sterjos 90 mijë euro, shumë të cilën e kishte përfituar nga ortakët e tij. Fillimisht i ka dhënë 15 mije euro ne dore ne Tirane dhe disa herë shuma të tjera lekësh ia ka dërguar me bankë.

Dy herë ka dërguar leket nga bankat ne numrin e llogarisë të ekonomistit te saj. Në fillim të vitit 2022, ai është informuar se Viola Sterjo nuk kishte bere asnjë aplikim qe ai te përfitonte grantin dhe kjo e ka bere të dyshonte se ajo e kishte mashtruar. E ka takuar Violën në prezencë të dy vëllezërve të saj dhe ajo i la kthyer 20 mije dollarë. Ndërsa me kontrate noteriale lidhur mes tij dhe Violës, kjo e fundit ka deklaruar se i njeh detyrimin prej 90 mijë euro dhe nëse nuk ia kthente brenda 6 muajve ajo i linte si garanci banesën e vjehrrit te saj.