Vitia do të ketë qasje në autostradën 'Arbën Xhaferri' që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut

Me investimin prej 2.8 milionë euro, komuna e Vitisë do të ketë qasje në autostradën “Arbën Xhaferri”. Lajmin e konfirmoi Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Ai deklaroi se tashmë edhe komuna e Vitisë do të ketë qasje në autostradën që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

 “Pas përfundimit të projektit dhe elaboratit të shpronësimit, sot ka filluar procedura e prokurimit për kyçjen në autostradë në fshatin Gërlicë”, deklaroi Durmishi, sipas RTK.

Ai theksoi se vlera e planifikuar e projektit është 2.8 milionë euro. “Po i shfrytëzojmë këta muaj të dimrit për t’i përfunduar procedurat në mënyrë që në pranverë të fillojmë me punime”, tha ai.

Sipas Durmishit, viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve të mëdha.