Letra drejtuar 27 ministrave të shëndetësisë të BE-së në lidhje me situatën e paraqitur në Kinë

Komisionerja e Shëndetësisë dhe Sigurisë Ushqimore, Stella Kyriakidou, u ka dërguar një letër Ministrave të Shëndetësisë të 27 vendeve anëtare, pas zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin në Kinë, sipas medies greke ERT.

Znj. Kyriakidou thekson në letrën, e cila është në dispozicion të ERT-së, se “Komisioni Europian po monitoron nga afër zhvillimet në Kinë në lidhje me rritjet alarmante të rasteve me COVID-19 atje dhe ndikimin e mundshëm të udhëtimit nga Kina drejt vendeve anëtare të BE-së, kur marrëveshjet e reja të udhëtimit kinez hyjnë në fuqi në fillim të janarit", duke theksuar se është e rëndësishme që së bashku të vlerësohet ndikimi i mundshëm i situatës në zhvillim dhe se ka nevojë për përgatitje të mirë në mënyrë që qytetarët evropianë të mbrohen.

Për më tepër, Komisioneri i Shëndetësisë vë në dukje se në nivel të BE-së, disa "mesazhe kyçe" priten në ditët në vijim për udhëtarët e BE-së që planifikojnë të udhëtojnë në Kinë , për ata që vijnë nga Kina në BE, si dhe për stafin e linjave ajrore dhe aeroportet. 

Në të njëjtën kohë, theksohet se do të ishte e rëndësishme vazhdimi ose fillimi i mbikëqyrjes së ujërave të zeza, ku do të përfshihen ujërat e zeza nga aeroportet kryesore, me qëllim që në rast të shfaqjes së një varianti të ri të virusit, qoftë në Kinë apo në BE do të zbulohet me kohë dhe do të ketë reagim të shpejtë.

Në fund, gjatë raportit, Stella Kyriakidou thekson se do të vazhdojë përpjekjet për të kontaktuar me homologët e saj kinezë për të shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje për të adresuar situatën aktuale.

Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore po përpiqet të koordinojë përgjigjet kombëtare ndaj kërcënimeve ndërkufitare shëndetësore pas një takimi mbi situatën Covid-19 në Kinë.

Në një postim në Twitter, Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore  tha: 

“Koordinimi i përgjigjeve kombëtare ndaj kërcënimeve serioze shëndetësore ndërkufitare është jetik. Sot, Komiteti i Sigurisë Shëndetësore të BE-së u takua për të diskutuar situatën e COVID-19 në Kinë me Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian/Zonës Ekonomike Evropiane. Ne duhet të veprojmë së bashku dhe do të vazhdojmë diskutimet tona”.

Shqetësimi për mungesën e transparencës së Kinës

Shqetësimi mbizotëron në Evropë për shkak të mungesës së transparencës së autoriteteve kineze në lidhje me koronavirusin, gjë që mund të rezultojë në informacion të pamjaftueshëm në lidhje me mutacione të reja të mundshme. 

Sipas informacioneve, megjithatë, varianti BF.7, i cili duket se dominon në Kinë për momentin, është zbuluar prej muajsh në Evropë pa vënë alarmin dhe pa ushtruar presion mbi sistemet shëndetësore, fakt që ekspertët ia atribuojnë shkallës së lartë të vaksinimit.

Italianët vendosin teste për të ardhurit nga Kina

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar se do të fillojnë testimin të gjitha mbërritjet nga Kina , pasi pothuajse gjysma e pasagjerëve në dy fluturime për në Milano rezultuan pozitive me koronavirus.

Në të njëjtën kohë, në Francë raportojnë se “nuk ka asnjë arsye për të rivendosur kontrollet kufitare”.

 "Nga pikëpamja shkencore, nuk ka asnjë arsye për të rifutur kontrollet kufitare megjithatë kjo mund të ndryshojë çdo ditë, " tha kreu i komitetit të vlerësimit të rrezikut shëndetësor të Francës për Radion Franceze Classique.

Kreu i atij komiteti, i cili këshillon qeverinë për rreziqet epidemiologjike, vuri në dukje se tani për tani "situata është nën kontroll" dhe nuk ka shenja të varianteve të reja alarmante të Covid-19 në Kinë.

“Variantet që qarkullojnë në Kinë janë të gjitha variante të Omicron, të cilat kanë qarkulluar në Francë dhe ndaj të cilëve ne kemi fituar imunitet” , shtoi ai në një intervistë tjetër për radion France Inter.